Sara Carbonero i kthehet jetës së zakonshme: Casillas, njeri trim

Mediale Vip

Sara Carbonero i kthehet jetës së zakonshme: Casillas, njeri trim

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:40
Sara Carbonero dhe burri i saj, Iker Casillas

Modelja tërheqëse Sara Carbonero për herë të parë foli publikisht pasi burri i saj, Iker Casillas, pësoi një sulm në zemër, pas së cilës u operua në një spital ku mjekët instaluan stentën me një rrugë kirurgjikale.

Ajo u shfaq në Ibiza ku mori pjesë në një ngjarje modës, ku iu përgjigj interesimit të mediave për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj.

“Ai nuk ankohet shumë, pasi tash nuk udhëheq ndonjë "luftë". Është mirë, i qetë dhe i relaksuar. Aktualisht, ai është në shtëpinë e tij, ku shumë miq e vizitojnë rregullisht”, tha modeli.

Iker po shërohet ashtu sikurse mjekët kanë parashikuar. Ajo vuri në dukje se specialistët thanë se portieri do të ketë një jetë krejtësisht normale, por se nuk do të ishte në gjendje të merret më me sport.

"Ne jemi më të fortë se sa mendojmë, por kam gjetur mbështetje nga shumë miq dhe familje, dhe si çdo person tjetër, edhe unë jam tani një prej atyre që iu ndodhin këto gjëra, por po mbahem mirë me këtë”, pranoi Carbonero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat