Bes Kalllaku e nxjerr zbuluar: Pirro Çako qau në prapaskenën e festivalit, ja çfarë u kërkoi artistëve - Bota Sot
Bes Kalllaku e nxjerr zbuluar: Pirro Çako qau në prapaskenën e festivalit, ja çfarë u kërkoi artistëve

Mediale Vip

Bes Kalllaku e nxjerr zbuluar: Pirro Çako qau në prapaskenën e festivalit, ja çfarë u kërkoi artistëve

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:30
Pirro Çako

Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka zbuluar së fundmi se nuk e sheh më të arsyeshme që të rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” si konkurrent.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “BECaffee”, Pirro theksoi se ka 7 vjet që nuk merr pjesë në garën e “Këngës Magjike”. Ai shtoi madje se tashmë i pëlqen të jetë më tepër spektator i tij.

“Nuk është se e mendoj të rikthehem. Më pëlqen ta ndjek si spektator”, u shpreh kantautori.

Ndërkohë kujtojmë se herën e fudnit që e pamë te “Kënga Magjike”, ishte kur Pirro performoi një kolazh me këngët e të ndjerit Gaqo Çako, babait të tij.

Lidhur me këtë moment, aktori i humorit, Bes Kallaku, i cili ishte prezantues në “Kënga Magjike 2018”, tregoi edhe momentin prekës kur Pirro u përlot pas performancës.

Sipas Besit, Pirro u ka kërkuar artistëve që të mos i flisnin për 5 minuta, në prapaskenë, ku qëndronte i mallëngjyer.

Më pas kantautori është pyetur edhe në lidhje me koncertin recital që pati thënë se do të japë në Tiranë. Pirro tregoi se kishte ndërruar mendje, dhe se i pëlqen më tepër të sjellë këngë të reja dhe jo të rikthejë projektet e tij që duan shumë financim.

“Kam ndërruar mendje, për koncertin recital. Do investim shumë të madh dhe mendoj që për mua është humbje kohe. Dua të prodhoj këngë të reja. Të risjell edhe një herë këngët e mia me orkestër do punë, kam dëshirë që të shkruaj muzikë të re”, tha kantautori i njohur.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...