Joni feston ditëlindjen larg Shqipërisë, Ardit Gjebrea i bën dedikimin prekës: Sikur Boston për 24 orë të ishte…

Mediale Vip

Joni feston ditëlindjen larg Shqipërisë, Ardit Gjebrea i bën dedikimin prekës: Sikur Boston për 24 orë të ishte…

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:36
Ardit dhe Jon Gjebrea

Ditë e sotme, Jon Gjebrea, feston ditëlindjen. Edhe pse ndodhet larg shtëpisë dhe familjes, urimet për të nuk kanë munguar në këtë ditë të veçantë.

Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, ka uruar të birin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Në një foto ku shfaqen të dy, Arditi shpreh mallin e madh që ndjen për të birin, i cili aktualisht jeton në Boston.

“Sikur #boston vetëm të paktën për 24 orë të ishte #durres sa të kalonim bashkë ditën e shenjtë për ne, ditëlindjen tënde @jon.gjebrea ??? Të duam shumë!”, shkruan Arditi në postimin e tij.

“Me zemer aty me ju po festoj. Ju dua pafund”, i përgjigjet Joni postimit të babait.

Gjithashtu Arditi ka publikuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet me bashkëshorten Anila, vajzën Anna, teksa flasin me Jonin dhe e urojnë për ditëlindje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat