Gazetari i BBC-së pas performancës së Jonidës: Ke humbur identitetin, kthehu në shtëpi tani!

Mediale Vip

Gazetari i BBC-së pas performancës së Jonidës: Ke humbur identitetin, kthehu në shtëpi tani!

Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:55
Jonida Maliqin

Pas përfundimit të ‘Eurovision’, BBC ka bërë një analizë të shkurtër për performancen e këngëtares shqiptare.

Në këtë analizë theksohet se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”. ka thënë reporter i BBC-së Neil Smith.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, vazhdoj tutje ai në shkrimin e tij duke cituar disa nga vargjet e muzikës.

Këngëtarja Jonida Maliqi sipas Neil Smith i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur.

Kujtojmë që pavarësisht një performance fantastike, Jonida u rendit e 18 me radhë me gjithsej 90 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat