Rihanna zhvendoset në mënyrë sekrete në Londër

Mediale Vip

Rihanna zhvendoset në mënyrë sekrete në Londër

Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:34
Rihanna

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi është zhvendosur papritmas në Londër.

Ajo ka konfirmuar se është zyrtarisht një londineze, pasi bëri këtë lëvizje të madhe nga SHBA-ja në Britani të Madhe më parë këtë vit, gjë që shpjegon plotësisht  qeset Sainsbury, të cilat fansat e saj i kishin zbuluar në Instagram Story kohëve të fundit.

Në intervistën për New York Times, Rihanna zbuloi se ajo tani jeton në Londër për të qenë më afër ekipit të saj Fenty, të cilët janë të vendosur në Paris dhe Itali ku produktet prodhohen. Por kjo e ndihmon gjithashtu që të ndodhet më pranë të dashurit të saj Hassan Jameel, i cili jeton aty.

31-vjeçarja  tha se një nga gjërat që ajo vlerëson më së shumti për të jetuar në Big Smoke, është 'ecja rreth bllokut', me sa duket pa u vënë re, pasi deri tash nuk dihej se ajo po jetonte aty tash e dy vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat