U tha se janë në një lidhje; zbulohet ç’po kurdisin Dojna Mema dhe Vlashent Sata!

Mediale Vip

U tha se janë në një lidhje; zbulohet ç’po kurdisin Dojna Mema dhe Vlashent Sata!

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:18
Dojna Mema dhe Vlashent Sata!

Ndërsa prej muajsh përflitet për një romancë mes moderatores Dojna Mema dhe këngëtarit Vlashent Sata, dyshja së fundmi ka zbuluar një bashkëpunim që nuk ka të bëjë me çështjet e zemrës.

Dojna do të jetë protagonistja e klipit më të ri të Vlashentit, ndërsa kënga do të quhet “Copëzat”. Ndonëse moderatorja dhe këngëtari asnjëherë nuk i mohuan apo pohuan thashethemet, fakti që Sata ka zgjedhur pikërisht Memën si imazh në një këngë dashurie, na bën të besojmë se mes tyre mund të ketë vërtetë një romancë.

Sa i përket karrierës, Dojna aktulisht po merret me programin ‘Pop Culture’, pas përmbylljes me sukses të “The Voice Kids”, ndërsa Vlashenti jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat