Melania Trump zbulon sekretin e saj të bukurisë - Bota Sot
Melania Trump zbulon sekretin e saj të bukurisë

Mediale Vip

Melania Trump zbulon sekretin e saj të bukurisë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:24
Melaia Trump

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump ka disa rregulla që e ndihmojnë atë të duket e bukur edhe në moshën 49-vjeçare.

Ajo ka një linjë të hollë trupore dhe përkujdeset vazhdimisht për fytyrën e saj.

Çdo ditë fillon me të njëjtën ushqim

Megjithëse si zonja e parë e Amerikës ka një detyrë, Melania nuk humbet një mëngjes të shëndetshëm. Në menynë e saj të mëngjesit ka smoothies dhe luleshtrydhe me përmbajtje të lartë të fibrave, tha ajo në një rast për revistën GQ.

Ha të paktën 7 fruta në ditë

Konsumon shumë fruta dhe vitamina. Në një intervistë ajo zbuloi se qëllimi i saj i përditshëm ishte të hante të paktën shtatë fruta.

Nuk i ndalon asgjë vetvetes

Shumë njerëz mendojnë se Melania nuk përfshin sheqer në dietë. Por kjo nuk është e vërtetë, transmeton KosovaPress.

"Nuk kam ëmbëlsirë të zakonshëm që e konsumoj vazhdimisht. Zgjedh fruta apo çokollatë, pasi mendoj se është e nevojshme për trupin tim, "tha ajo në një rast dhe pranoi se ndonjëherë pëlqen të ha akullore për aq kohë sa është "në ekuilibër me ushqim të shëndetshëm".

Pi shumë lëngje

Melania pi shumë lëngje, veçanërisht ujë gjatë ditës, për ta mbajtur atë të hidratuar. Ajo kurrë nuk ha ushqime me vaj ose me kalori. Pas lindjes së djalit Baron dhe humbjes së kileve të tepërta pas lindjes, ajo pranoi se dieta e saj e shëndetshme dhe pilates, dy ose tri herë në javë, e ndihmuan të kthehet në formën e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...