Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar, Moe Phoenix.
Këtë artisti e ka bërë të ditur sot përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Vëmendje Mercy publikohet më 1 qershor”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos së publikuar.
Në videon e publikuar shihet artisti, duke kënduar e vallëzuar me këngën e re.
Capital T nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku. “200 Dite” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me grupin TNT. Kënga është publikuar më 18 maj dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube.