E pyesin ”a je e virgjër”, Ronela Hajati jep përgjigjen epike: Jam e virgjër si…

Mediale Vip

E pyesin ”a je e virgjër”, Ronela Hajati jep përgjigjen epike: Jam e virgjër si…

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:08
Ronela Hajati

Ronela Hajati është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo numëron shumë vite në skenë dhe i ka dhuruar publikut tonë shumë hite, por gjithashtu ka qenë shpesh herë e komentuar për jetën e saj sentimentale.

Së fundmi Ronela ishte e ftuar në emisionin “NIN” dhe gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, Ronela Hajati është vënë përballë disa pyetjeve të sikletshme të cilave ka refuzuar t’i përgjigjet.

E pyetur nga Alaudin Hamiti se me cilin prej kolegëve në muzikë ka flirtuar, Ronela ka nisur të qeshë dhe ka thënë se nuk është nga ata tipa që flirton, duke refuzuar të japë një emër.

E gjithë situata u rrethua te emri i Young Zerkës, por me të qeshura Ronela nuk tha asnjë emër.

Asaj iu drejtuar edhe një tjetër pyetje e sikletshme, pasi u pyet “je e virgjër” dhe Ronela i ktheu përgjigjen epike: “Jam edhe unë, si të gjitha shoqet e mia jam edhe unë, po pres ditën e martesës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat