Josh Duhamel në lidhje të re?

Mediale Vip

Josh Duhamel në lidhje të re?

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:42
Josh Duhamel me një grua misterioze në Malibu

Josh Duhamel në lidhje të re dashurie?

Paparacët e kishin fotografuar aktorin e “Safe Haven” me një grua misterioze në Malibu gjatë vikendit.

Në ndërkohë, disa ditë më parë aktorja Rebekah Graf ka ripostuar një kolazh të fotografive ku në njërën nga fotografitë shihet teksa e puthë aktorin në faqe gjatë një udhëtimi në Republikën Domenikane.

Duhamel nuk ka postuar fotografi të saj në rrjete sociale, por ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Në muajin dhjetor, aktori që e ka djalin pesëvjeçar Axl me ish-bashkëshorten Fergie ka thënë se ai dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen.

Ai dhe Fergie janë ndarë në vitin 2017 pas 13 vjetësh së bashku, përfshirë tetë vjetë martesë.

“Dua ta gjej dikë që është mjaftueshëm e re që mund të kemi fëmijë. Nuk po kërkoj një lidhje që vetëm të kem marrëdhënie seksuale. Nuk jam unë ky. Unë dua ta gjej një grua me të cilën mund të jem dhe të kem një familje me të”, kishte thëna ai në një intervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat