Kylie Jenner befasoi grimerin e njohur me dhuratë unazë prej diamanti me rastin e ditëlindjes së tij.
Kylie Jenner për ditëlindjen e mikut të saj grimer bleu dhuratë unazë prej diamanti, shkruan DailyMaiL.
Ylli i “Kardashianëve”, 21 vjeç, bëri një surprizë për mikun e saj të ngushtë, Ariel Tejada, i cili po festonte ditëlindjen e 24-të.
Gjatë darkës së ditëlindjes, Kylie i dhuroi mikut të saj dhuratë unazë prej diamanti disa karatësh, unazë të cilës ai ia kishte vënë syrin prej disa muajsh.
Nuk dihet vlera e unazës, por kur Kylie ia dhuroi këtë dhuratë Arielit, ai shpërtheu në lot derisa po e përqafonte Kylien.
Ariel u shpreh tejet i lumtur për dhuratën që e mori, ai tha “Të dua Kylie, jam i obsesionuar pas kësaj unaze”.
Kylie i kishte shkruar edhe një kartolinë Arielit, të cilin e falënderon që është mik i mirë i saj, ndërsa e përshëndet edhe nga ana e vogëlushes së saj, Stormi.