Çmimi i çantës së Lori Hoxhës do t’ju lë gojë hapur

Mediale Vip

Çmimi i çantës së Lori Hoxhës do t’ju lë gojë hapur

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:39
Lori Hoxha

Blogerja dhe trashëgimtarja e njohur e ‘Top Medias’, Lori Hoxha është një ndër personazhet që përflitet më shumë për jetën luksoze që bën, por edhe për lidhjen me Vis Bajraktarin.

Lori është mjaft aktive në Instagram dhe publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria e saj dhe udhëtimet e shumta. Blogerja e njihet për stilin e saj të veçantë dhe për blerjen e veshjeve të markave të njohura.

Mirëpo, së fundmi të gjithë janë habitur nga çmimi marramendës që Lori ka harxhuar për të blerë një çantë të vogël. Faqja e njohur në Instagram ‘What they wearin’ ka publikuar çmimin e çantës së firmës së njohur ‘Chanel’ që Lori ka vendosur pak ditë më parë. Çanta e zezë e cila vendoset rreth belit i ka kushtuar Lorit plot 3,290 euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat