Priyanka Chopra: Meghan Markle është viktimë e racizmit

Mediale Vip

Priyanka Chopra: Meghan Markle është viktimë e racizmit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:59
Priyanka Chopra dhe Dukesha Meghan

Priyanka Chopra beson se mikja e saj, Dukesha Meghan është viktimë e racizmit.

Meghan Markle ka qenë në vëmendje të mediave dhe kritikave pasi romanca e saj me bashkëshortin Princ Harry u bë publike.

Ajo gjithashtu u etiketua si "e vështirë" për shkak të sjelljes së saj të supozuar.

Aktorja u shpreh se kritikat lidhur me Meghan kanë të bëjnë me racën e saj të përzier.

"Sigurisht, 100%. Sigurisht që ka të bëjë me racizmin. Është e qartë. Unë e njihja para se të martohej me Harryn dhe tani, është e njëjta,"-tha Chopra.

 Priyanka dhe Meghan kanë qenë shoqe prej shumë kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat