Pasardhësja e Skënderbeut, Sophie Castriota publikon video projektin e ri muzikor

Mediale Vip

Pasardhësja e Skënderbeut, Sophie Castriota publikon video projektin e ri muzikor

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:55
Sophie Castriotan

Ajo ka kohë që kishte paralajmëruar se do të sjell një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Sophie Castriotan, e cila u bë e njohur me pretendimet se është pasardhësja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Së fundmi ajo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Gone for the Night”, ku në prapaskenë shihet edhe flamuri kuq e zi.

Këtë projekt bukuroshja e ka shoqëruar edhe me videoklip në të cilin shfaqet mjaft atraktive.

Ndër të tjerash, Sophie është përfolur se ishte në lidhje me reperin prishtinas, Skivin, me të cilin është parë disa herë në rrugët e Prishtinës.

Por, çifti besohet se i ka ndërprerë relacionet e tyre për shkak të distancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat