Pas ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper, ky i fundit fillon takimet me këngëtaren e njohur

Mediale Vip

Pas ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper, ky i fundit fillon takimet me këngëtaren e njohur

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:37
Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk thuhet se janë ndarë pas katër vjetësh të bashkëjetesesës.

Zërat në Shtetet e Bashkuara thonë se 44 vjeçari Cooper dhe 33 vjeçarja Shayk kishin vendosin ta mbyllnin mardhënien e tyre dhe janë marrë vesh për kujdesin ndaj vajzës së tyre Lea De Siene Shayk Cooper.

People.com raporton se çifti ka vazhduar të jetë ende miqësorë pavarësisht ndarjes së tyre, e cila konfirmohet pak pasi Irina u zhvendos nga shtëpia 3.6 milion dollarësh e Cooper.

Aktori Cooper, është i nominuar për çmimin Oscar, ku në ceremoni është parë të jetë shumë afër këngëtares së njohur Lady Gaga.

Ata dukeshin ‘më shumë se miq’.

Bradley dukej tejet familjarë sa ishin së bashku me Irinën. Madje një burim i ‘People’ në prill shkruante: “Bradley shpenzon çdo ditë me familjen e tij. Shumicën e ditëve, Bradley dhe Irina marrin Lea-n për aktivitete së bashku.

Çifti nuk duket se ka qenë në gjendje të punojë me dallimet e tyre dhe ditë pas raportimeve se Shayk ishte larguar nga shtëpia e tyre, është konfirmuar se ata tani janë ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat