Zbulohet e vërteta: bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim ndërkombëtar nga policia!

Mediale Vip

Zbulohet e vërteta: bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim ndërkombëtar nga policia!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:35
Angela Martini, Dragos Savulescu

Pak ditë më parë, na lindi pyetja se çfarë po ndodh mes Angela Martinit dhe bashkëshortit të saj rumun Dragos Savulescu. Kjo pasi prej shumë muajsh mungojnë postimet e saj me partnerin, ndërkohë që ai ka mbyllur dhe profilin e tij në Instagram.

Por në muajin shkurt të këtij viti, mediat rumune kanë zbuluar të vërtetën në lidhje me Savulescu. Ai ka probleme me drejtësinë dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Sorina Matei Jurnalist” ka siguruar lajmin ekskluziv.

Më 7 shkurt 2019, pas 11 vitesh gjyq, gjykata e Lartë Rumune  ka shpallur dënimin për Dragos Savulescu, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjithashtu bashkëpunëtor i vazhdueshëm në krime të tjera. Mbi të rëndon dënimi prej 5 vjet e 6 muaj burg, dhe gjithashtu ndalim të pjesshëm të të drejtave për 3 vitet e ardhshme.

Savulescu ka kryer falsifikim dokumentacioni në lidhje me disa prona, dhe gjithashtu së bashku me 32 të akuzuar të tjerë , ai duhet të paguajë rreth 7000 euro dëmshpërblim për shtetin. Por për momentin, miliarderi është shpallur nga autoritetet rumune në kërkim nderkombëtar.

Kjo shpjegon dhe faktin që Angela nuk ka postuar më asnjë foto me të që prej nëntorit të kaluar dhe Savulescu ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat