Aktorja kuzon regjisorin se i theu pasqyrën e kerrit

Mediale Vip

Aktorja kuzon regjisorin se i theu pasqyrën e kerrit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:53
Ashley Tisdale dhe Kevin Smith

Aktorja dhe këngëtarja njohur, Ashley Tisdale, e ka akuzuar regjisorin Kevin Smith, se i ka thyer pasqyrën e veturës.

Këtë e tha Tisdale me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Ylli i “High School Musical” tha se Smith e theu pasqyrën dhe nuk u ndal.

“Faleminderit, Kevin Smith që më theve pasqyrën e kerrit dhe që nuk u ndale hiç. Një lëvizje me stil nga komshiu”, ka shkruar Tisdale në Twitter.

Ndërsa Smith i ktheu përgjigje këngëtares duke i kërkuar falje për veprimin që ka bërë.

“Është e vërtetë kërkojë falje kam vozitur keq si një Cruella de Vil in the Hills”, ka shkruar Smith në Twitter.

Smith më tej bëri të ditur që Tisdale i pranoi kërkim faljen dhe se biseduan gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat