5 muaj pas ngjarjes së frikshme, Eni Çobani viziton vendin e aksidentit

Mediale Vip

5 muaj pas ngjarjes së frikshme, Eni Çobani viziton vendin e aksidentit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:45
Eni Çobani

Janari nuk ishte një muaj i mbarë për Eni Çobanin, sepse ju desh të përballej me një situatë të vështirë. Së bashku me mikeshën dhe kushërirën e saj, Edita Tahirin, Eni pësoi një aksident me makinë në Tropojë në vendin e njohur si “Kthesa e Xhanës”.

Juristja ra në 24 metra thellësi dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte me disa lëndime të vogla.

Megjithatë kjo ngjarje ka mbetur thellë në memorien e saj dhe pavarësisht se muajt kalojnë Eni e ka të vështirë ta harrojë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto, përmes të cilave ka zbuluar se ka vizituar vendin e aksidentit.

Ajo ka pozuar e qeshur, si për të treguar se ndjehet me fat që edhe çastin më të vështirë arriti ta përballonte.

“Kaluan 5 muaj, por ai moment është brenda meje në çdo moment. M’u desh të vija ta prekja nga afër ta shikoja qartë sesa i madh është Zoti kur të vë dorën para dhe të tregon sa i madh është ai e sa të vegjël jemi ne. Nuk e di se çfarë do të më sjellë e ardhmja, por e di se kush e ka në dorë të ardhmen time. Tropojë 2019”, ka shkruar Çobani bashkangjitur fotove. Pak kohë pas aksidentit u përfol se Eni do të hiqte dorë edhe nga profesioni i saj, por ajo e mohoi hapur këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat