Një prej artistëve që “shkundën“ skenën me hitet e veta më të mira, ishte dhe Aurela Gace, qe e bëri të ngrihej në këmbën audienca në “Pallatin e Kongreseve”. Për këtë, dhe gjithë cfarë I ka dhuruar në kohë publikut shqiptar, në fund iu dhurua një kurorë, si simbol mirënjohjeje.
Dhe ja mesazhi që përcolli Aurela në rrjetet sociale lidhur me këtë moment domëthenës për të: “Iku mbaroi dhe kjo punë. Pra, vajzë mund të marrësh kurorë edhe kur je 1.60 cm. Miss mbase jo, por për çdo gjë tjetër që ne e vendosim në mendje e arrijmë edhe as bëhet fjala dysh. Kurorë të padukshme kanë gjithë nënat tona që me përkushtim të madh e dashuri, kanë arritur të rrisin ne, mes punës e halleve, ato na bënë këto që jemi sot. Edhe ne s’na ndalon dot asgjë të jemi si modeli më i mirë që kemi në shtëpitë tona. Ne mundemi të jemi mbretëreshat e familjeve tona dhe kurora shkon për gjithë nënat tona”, ka shkruar ajo!!!