Justin Bieber sfidon Tom Cruise: Përballemi në ring

Mediale Vip

Justin Bieber sfidon Tom Cruise: Përballemi në ring

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:28
Justin Bieber sfidon Tom Cruise

Justin Bieber i habiti fansat e tij me sfidën e çuditshme që lëshoi në internet ndaj aktorit Tom Cruise, ku këngëtari kanadez e ftonte yllin hollivudian të përballej me të në ring.

Mesazhi i Bieberit në “Twitter” u përhap me shpejtësi rrufe, duke befasuar adhuruesit e yllit të popit, që e konsideruan një provokim të hapur.

Por këngëtari nxitoi ta sqaronte vetë situatën. Ai i shpjegoi paparacëve të uebsajtit të famshëm “TMZ” se bëhet fjalë për një shaka.

“Ishte një mesazh momenti në twitter, pasi kisha pare një intervistë dhe nga ajo e mora shtysën”, ka rrëfyer ai duke shtuar se nuk do të guxonte të përballej vërtet me Tom Cruise-in.

“Do të më bënte të vdekur”, u shpreh Bieber. “Duhet të isha më në formë nëse do të doja vërtet një përballje të tillë, sepse tani jam tepër i dobët”, e vazhdoi ai shpjegimin e tij.

E ndërsa propozimi i tij kishte bërë xhiron e rrjetit, përgjigja e Tom Cruise nuk mbërriti kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat