Reperi Gashi është shumë aktiv me projekte të reja.
Derisa po shijon suksesin e këngës së fundit, reperi shqiptar ka paralajmëruar edhe një tjetër hit.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin e njohur algjerian, Khaled, për të cilin projekt reperi është shumë i lumtur.
“Nuk mund ta besoj. Një prej artistëve të mi të preferuar me mua në një këngë”, ka shkruar Gashi.
Për ndryshe, “Roses” titullohet projekti i fundit muzikor nga Gashi, që po pritet shumë mirë në publik.