Pas lajmeve të ndarjes, Lady Gaga nuk ka ndërmend të ‘ngatërrohet’ me Bradley Cooper - Bota Sot
Pas lajmeve të ndarjes, Lady Gaga nuk ka ndërmend të ‘ngatërrohet’ me Bradley Cooper

Mediale Vip

Pas lajmeve të ndarjes, Lady Gaga nuk ka ndërmend të ‘ngatërrohet’ me Bradley Cooper

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:51
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare pothuajse 2 javë më parë dhe fansat e tyre mendojnë se kjo gjë ka të bëjë me Lady Gaga-n. Edhe pse u tha se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se miqësi, duket se kjo nuk do të ndodhë. Këngëtarja u shpreh për ‘UsWeekly’ se u ndje shumë keq për ndarjen e Cooper dhe Shayk, por kjo nuk do të thotë se mes tyre do të ketë ndonjë romancë.

Megjithatë, sipas burimeve, arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht filmi ‘A Star Is Born’, ky Gaga dhe Bradley luajnë rolet kryesore, pasi vëmendja e shumtë ndikoi negativisht në lidhjen e aktorit dhe modeles. Pavarësisht ndarjes, Irina dhe Bradley po mundohen të mbajnë një marrëdhënie të mirë për shkak të vogëlushes së tyre dhe herë pas here kalojnë kohë të gjithë së bashku si familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...