Këngëtarja e njohur flet për të ardhmen e fëmijëve: Do i ndihmoja nëse do të donin të ndiqnin hapat e mi - Bota Sot
Këngëtarja e njohur flet për të ardhmen e fëmijëve: Do i ndihmoja nëse do të donin të ndiqnin hapat e mi

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur flet për të ardhmen e fëmijëve: Do i ndihmoja nëse do të donin të ndiqnin hapat e mi

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:52
Christina Aguilera

Christina Aguilera ka zbuluar mendimin e saj për të ardhmen e fëmijëve duke rrëfyer hapur se nuk do ju dilte kundër nëse do të donin të bëheshin këngëtarë. “Unë kam përballuar dhe kaluar çdo gjë të keqe që mund të imagjinohet gjatë karrierës dhe i di kleçkat e këtij profesioni, por të gjitha këto më kanë bërë një femër më të fortë. Prandaj nuk do e ndaloja tim bir ose vajzën nëse do të donin të ndiqnin hapat e mi. Megjithëse do i ndihmoja të kuptonin  dhe të përballonin më mirë situata që për mua kanë qenë deri diku të rënda”,-u shpreh këngëtarja. Megjithatë Christina i ka vënë një qëllim vetes duke mos i lejuar ata të qëndrojnë në qendër të mediave sa janë të vegjël. Ndërsa kur të rriten me kalimin e kohës do të përballen vetë me të gjithë vëmendjen.

Kujtojmë se Aguilera e ka djalin me ish-bashkëshortin dhe vajzën me të fejuarin aktual. Raporti i tyre si familje është perfekt dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...