Ja ku prehet hiri i i mbretit të pop-it, Michael Jackson - Bota Sot
Ja ku prehet hiri i i mbretit të pop-it, Michael Jackson

Mediale Vip

Ja ku prehet hiri i i mbretit të pop-it, Michael Jackson

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:55
Michael Jackson, Paris Jackson

Hiri i Michael Jackson do të mbyllet në disa bizhuteri në pronësi të tre fëmijëve  të mbretit të pop-it. Zbulimi i pazakontë dhe i pashembullt vjen nga revista Radar Online, në të cilën një burim i afërt me familjen Jackson ka treguar se Paris, Prince dhe Blanket  mbanin me xhelozi rrathë që përmbajnë eshtrat e babait të tyre në kuti të mbyllur me çelës.

Fillimisht hiri u mbyll në bizhuteri në formën e zemrave të thyera, por ato u transferuan së fundi në rrathë të ri, "ashtu si ai i Paris Jackson veshur gjatë një përkujtimi të bërë për nder të mbretit pop disa muaj më parë ",-  thuhet nga  Radar Online.

Siç është e kuptueshme, të tre fëmijët  e mbretit të popit shumë rrallë i mbajnë këto bizhuteri në publik, duke u frikësuar t'i humbasin ose t'i thyejnë. 

Mediat kanë pohuar prej kohësh se mbreti i popit ishte varrosur në një varrezë të Forrest Lawn, por  në realitet është ndryshe : "Familja e  mbajti sekret për arsye sigurie dhe për të përmbushur kërkesat e fundit të Michael Jackson".

Në fund ishte Katherine, nëna e të ndjerit, e cila shpërtheu lajmin për miqtë e besuar. Hiri i mbetur u shpërnda në Neverland, ku ylli i pop-it u gjet i vdekur.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...