Me një fustan të thjeshtë, por super elegant, Amal Clooney konfirmoi tendencën e verës! - Bota Sot
Me një fustan të thjeshtë, por super elegant, Amal Clooney konfirmoi tendencën e verës!

Mediale Vip

Me një fustan të thjeshtë, por super elegant, Amal Clooney konfirmoi tendencën e verës!

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:11
Amal Clooney

Barak Obama, e shoqja dhe dy vajzat po kalojnë ca kohë në shoqërinë e George dhe Amal Clooney, në Como të Italisë. Lajmi u përhapr me shpejtësi në mediat e huaja, syrit të të cilave nuk i shpëtoi as një detaj që lidhej me bashkëshorten e aktorit të njohur: veshja e saj, një fustan deri ne fund të këmbëve, elegant por edhe I thjeshtë, në ngjyrën e verës, portokalli me lule ngjyrë vjollcë!

Fustani Gucci i Amalit (që kushton rreth 6.000 paundë), kontrastonte thellë me veshjen e Michele-s: bluzë e bardhë me pantallona të zeza.

Megjithatë ne e dimë tashmë se dhe ish zonja e parë e Amerikës  ka shumë shije, dhe veshjet e saj formale gjatë presidencës së të shoqit, kanë marrë gjithmonë shumë lavdërime!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...