Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, një video të kapur nga kamerat e sigurisë në garazhin e tij.
Në video, Besi tregon sakrificat e përditshme që është i gatshëm që të bëjë për vajzën e tij, Ajka.
Me të qeshurën e tij dhe të shokëve në sfond, aktori ka postuar videon ku tregon sesi u rrëzua teksa mblidhte lodrat e vajzës që i ranë teksa po i nxirrte nga bagazhi i makinës.
“Gati çuna?”, dëgjohet të thotë Besi dhe në video duket si rrëshqet teksa përpiqet të kapë me këmbë një top që rrokulliset jashtë makine.
Ndërkohë krahas videos që ka bërë të gjithë ndjekësit të qeshin, ai shkruan: “Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”.