Rikthehet në prezantim, zbulohet projekti i afërt i Arjola Shehut!

Mediale Vip

Rikthehet në prezantim, zbulohet projekti i afërt i Arjola Shehut!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:17
Arjola Shehu

Arjola Shehu do të rikthehet në prezantim shumë më shpejt seç pritej. Ka qenë vetë që ka zbuluar se asaj i është besuar prezantimi i spektaklit të bukurisë “Miss Shqipëria 2019”.

Spektakli që do të kurorëzojë më të bukurën shqiptare të këtij viti do të mbahet në Kalanë e Libohovës, mbrëmjen e 6 Korriku. Shumë e lumtur për këtë bashkëpunim me autorëve dhe producentëve Petri Bozo dhe Alda Bida, Arjola ka shprehur mirënjohjen dhe lumturinë për këtë projekt që i është besuar.

“Sa e lumtur jam qe prezantimi i Miss Shqiperia 2019 @missshqiperia me eshte besuar mua! Mbremjen e 6 Korrikut ju presim ne Libohove, ku do te perzgjedhim me te bukuren shqiptare! Faleminderit Alda Bida dhe Petri Bozo! Ju dua! @aldabida1 @petribozo65  Thank for the amazing shots to my photographer @albanziu dhe @geraldina_sposa per fustanin ”, shkruan moderatorja në Instagram.

Siç duket edhe ky projekt e mban ish-prezantuesen e “Kush vjen për drekë” larg angazhimit në televizion sepse pas përfundimit të programit të përditshëm në Tv Klan ajo është marrë me prezantim spektakesh siç ishte pak muaj më parë edhe “Netët e Klipit shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat