Kylie Jenner prezanton veturën e saj të re luksoze “Rolls Royce Phantom”

Mediale Vip

Kylie Jenner prezanton veturën e saj të re luksoze “Rolls Royce Phantom”

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:23
Kylie Jenner

Si miliardere CEO e markës së saj të kozmetikës, ajo ka zhvilluar disa shije jashtëzakonisht të shtrenjta.

Kylie Jenner së fundmi e gëzoi veten me një dhuratë luksoze, një veturë të tipit Rolls-Royce Phantom, shkruan DailyMail.

Duke ndarë imazhet me 139 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 21 vjeçarja zbuloi veturën e saj të re të argjendtë, duke shkruar në mbishkrimin e saj “shtëpia ime e re e sigurt”.

Kjo veturë kushton rreth 450 mijë dollarë, dhe tashmë është e preferuara e Kyliet.

Në tetor, Kylie e befasoi nënën e saj, Kris Jenner, me një Ferrari të kuq përpara ditëlindjes së 63-të.

Ndërkohë, të ardhurat e mira nga biznesi duket se ia mundësojnë asaj që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Kylie Jenner është një milionere vetë-shpallur, kompania e së cilës do të ketë vlerë një miliard dollarë deri në vitin 2022, sipas Women’s Wear Daily.

Ndërkohë, i dashuri i Kylie dhe babai i foshnjës së saj, Travis Scott, ka pasuri vlerë tetë milionë dollarë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat