Ledri Vula tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, ja çfarë thotë Gold AG

Mediale Vip

Ledri Vula tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, ja çfarë thotë Gold AG

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:24
Ledri Vula dhe Gold AG

Gold AG kishte një përgjigje interesante kur u pyet se përse mendon se Ledri Vula nuk do të bashkëpunonte kurrë me të.

Ledri Vula dhe Gold AG janë dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ledri Vula kohë më parë në një intervistë kishte deklaruar se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Gold AG.

Ky i fundit ishte i ftuar në një intervistë për “Sunshine”, ku tregoi se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje me Ledrin.

“Nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka, ai për diçka tjetër.  Ai më ka folur gjithmonë bile i pari sidomos kur është ndarë nga grupit i vet.  Ai nuk u qenë lajm i keq por lajm i mirë sepse e ka treguar zgjedhjen e tij”, tha Goldi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat