Michelle Monaghan e mërzitur pas vdekjes së Cameron Boyce

Mediale Vip

Michelle Monaghan e mërzitur pas vdekjes së Cameron Boyce

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:33
Michelle Monaghan dhe Cameron Boyce

Michelle Monaghan ka kujtuar bashkëpunëtorin e tij tashmë të ndjerë, Cameron Boyce.

Aktorja 43 vjeçare hyri në Instagram për të ndarë një mesazh prekës pasi mësoi për vdekjen tragjike të aktorit 20 vjeçar.

“Jam shumë e pikëlluar pasi dëgjova për vdekjen e një prej shpirtrave më të ëmbël që kam takuar ndonjëherë. Cameron Boyce ishte një njeri i rrallë. Ai kishte buzëqeshjen më të bukur, një vezullim të vazhdueshëm në sytë e tij dhe ishte i angazhuar në komunitetin e tij. Një testament i vërtetë për familjen e jashtëzakonshme që e ngriti”, ka shkruar ajo bashkë me një foto të Cameron.

Eagle Eye – filmi në të cilin luajtën bashkë, i publikuar në vitin 2008, ishte një nga rolet e para të Cameron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat