As një dhe as dy, por ja sa fëmijë dëshiron të ketë Besa Shahini - Bota Sot
As një dhe as dy, por ja sa fëmijë dëshiron të ketë Besa Shahini

Mediale Vip

As një dhe as dy, por ja sa fëmijë dëshiron të ketë Besa Shahini

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:27
Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Besa Shahini ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu jo vetëm sfidat si Ministre e Arsimit, por foli hapur edhe për jetën personale.

Pas një lidhje 4 vjeçare, Besa dhe deputeti nga Kosova, Dardani, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin Prill. Ministrja pranoi se tashmë që jetojnë dhe janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme e kanë më të vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Besa gjithashtu shprehu dëshirën për t’u bërë nënë dhe jo e një apo dy, por pesë fëmijëve. Ajo e pranoi që është pak vonë, madje tregoi se ndjen në çdo moment edhe presionin e familjarëve apo njerëzve të tjerë që takon në rrethana të ndryshme.

“Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”, tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...