Momenti i mrekullueshëm në koncertin e Bebe Rexhës: 50 mijë fansa formojnë zemrën me duar - Bota Sot
Momenti i mrekullueshëm në koncertin e Bebe Rexhës: 50 mijë fansa formojnë zemrën me duar

Mediale Vip

Momenti i mrekullueshëm në koncertin e Bebe Rexhës: 50 mijë fansa formojnë zemrën me duar

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:22
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ditë më parë ka mbajtur një koncert në Maltë, ku është përcjellë nga fansa të shumtë.

Mirëpo, një prej çasteve më të bukura ka qenë kur publiku e ka plotësuar kërkesën e 29-vjeçares për t’i ngritur duar lart dhe për ta formuar zemrën me duar.

Bebe është kthyer me shpinë kah publiku dhe së bashku me ta kanë dhuruar një pamje të bukur, ndërkohë që videon e ka ndarë me miliona fansat e tjerë të saj në Instagram.

“50.000 zemra në ajër”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

50,000 hearts in the air 🖤

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...