R Kelly arrestohet për trafikim seksual - Bota Sot
R Kelly arrestohet për trafikim seksual

Mediale Vip

R Kelly arrestohet për trafikim seksual

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:49
R Kelly

R Kelly ndodhet në paraburgim pasi u arrestua në Çikago për akuzat për trafikim seksual. Ndaj tij rëndojnë 13 akuza, përfshirë pornografi dhe pengim të drejtësisë, sipas zyrës së Prokurorit të SHBA në Çikago.

Këngëtari përballet gjithashtu me akuza për akuzim seksual. 52-vjeçari u arrestua nga policia e New York.

Për gati dy dekada R. Kelly, emri i vërtetë Robert Kelly, është akuzuar për abuzim seksual.

Ai u vendos në qendër të vëmendjes me dokumentarin Surviving R. Kelly, ku tregoheshin histori mbi abuzimet seksuale të këngëtarit.

Në shkurt u akuzua për 10 akuza për abuzime të rënda penale seksuale. Por ai u vetëdeklarua jo fajtor dhe u lirua me kusht.

Pastaj në maj u akuzua për 11 vepra të tjera seksuale, që lidhen me sulmin seksual dhe abuzimin me të mitur të moshës 13 dhe 16 vjeç.

Nuk dihet ende nëse akuzat e reja janë të lidhura me të njëjtat raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...