Këngëtarja e njohur latine, Camila Cabello, në një intervistë për Clash Magazine, ka folur për gjendjen e saj pas ndarjes me Mattheë Hussey.
Ajo ka thënë se për të ka qenë shumë e vështirë të inkuadrohet në shoqëri apo edhe të besoj në njerëz.
“Prej se e kam publikuar albumin e ri kam filluar të ndjehem më mirë, të kem eksperienca më të mira në jetë dhe më nuk jam ndjerë i frikësuar”.
“Unë kam qenë e frikësuar të dal njerëz, të shkojë në takime të dashurisë, ishte sikur të kishe diçka brenda që nuk te lejon të dalësh, kështu prej se e kam thyer atë gjë kanë ndryshuar shumë gjëra”, ka thënë Cabello në këtë intervistë, sipas Daily Mail.