“Ndryshimi do fillojë nga unë”, reperi shqiptar së shpejti me linjën e tij të veshjeve

Mediale Vip

“Ndryshimi do fillojë nga unë”, reperi shqiptar së shpejti me linjën e tij të veshjeve

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:33
Gashi

Gashi është një nga artistët e njohur shqiptarë, i cili suksesin e tij po e shijon në skena të mëdha kudo nëpër botë.

Edhe pse gjithmonë jemi mësuar ta shohim si reper, këtë herë ai ka vendosur të vijë ndryshe.

Reperi ka vendosur që së shpejti, të publikojë linjën e tij më të re të veshjeve për personat që njësoj si ai, vuajnë për të gjetur masën e tij.

“Me fillimin e vitit 2020, do të bashkëpunoj me një kompani për të lançuar linjën time të veshjeve. Dua të dizenjoj për njerëz që janë pak në “pjesën e madhe”, njësoj si unë.

Dua që njerëzit të ndihen të sigurt në vetvete dhe rehat. Jam i lodhur duke mos më bërë asnjë veshje në setet e mia fotografike dhe duke u ndjerë keq me veten, kështu që ndryshimi do fillojë nga unë”, ka shkruar Gashi në një postim në ‘Instagram’.

Vendimi i tij duket se është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat shqiptarë dhe të huaj, ndërsa arsyeja e këtij vendimi është mbështetur akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat