Miq jo vetëm nga profesioni, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt i bashkon edhe një pasion i rrallë

Mediale Vip

Miq jo vetëm nga profesioni, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt i bashkon edhe një pasion i rrallë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:40
Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt janë dy nga emrat më të mëdhenj të ‘Hollywood-it’, por së bashku kanë punuar vetëm në një film. Megjithatë dy aktorët e njohur përveç profesionit, duket se i bashkon një pasion mjaft i veçantë. Aktorët e kanë forcuar akoma dhe më shumë miqësinë mes tyre për shkak të dashurisë që ndajnë për punimin e qeramikës dhe të argjilës. Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘The Sun’ se Brad ka një studio skulpture në shtëpinë e tij dhe fton herë pas herë edhe Leonardon për të punuar ndonjë gjë. “Ndonjëherë ata bashkohen edhe me miqtë e tjerë artistë të Brad, por ka raste kur qëndrojnë vetëm. Leo merr sanduiçe nga vendi i tyre i preferuar dhe ata e kalojnë natën duke krijuar ndonjë objekt arti prej qeramike”, kanë treguar burimet. Më tej ata kanë rrëfyer se xhirimi i filmit më të fundit kanë qenë shumë i lodhshëm për dy aktorët, ndaj ata kanë gjetur këtë mundësi për t’u relaksuar dhe disa nga punimet e tyre mund t’i shesin.

DiCaprio dhe Pitt u bënë bashkë për herë të parë për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, në të cilin Leonardo luan rolin e Rick Dalton, ndërsa Brad ka rolin e mikut të ngushtë të tij. Ky film pritet të shfaqet për herë të parë në kinematë e Amerikës në datë 26 korrik dhe më pas në gjithë botën. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat