Kim Kardashian zgjodhi disa fotografi për ta uruar Jennifer Lopezin.
Jennifer Lopez sot feston ditëlindjen, me këtë rast pranoi shumë urime nga familjarët, miqtë dhe fansat.
Një urim të veçantë, ajo e mori nga Kim Kardashian, e cila publikoi disa fotografi me të, të cilat i ka realizuar ndër vite.
“Urime ditëlindjen mbretëreshë”, ka shkruar Kim Kardashian.
Për ndryshe, dy bukuroshet njihen për miqësi të mirë me njëra-tjetrën pasi shumë herë i kemi parë bashkë në disa evente.