‘A je për trileqe’ para fëmijëve, Fjolla ndal komentet në Instagram pas kritikave dhe fyerjeve

Mediale Vip

‘A je për trileqe’ para fëmijëve, Fjolla ndal komentet në Instagram pas kritikave dhe fyerjeve

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:38
Fjolla Morina

Fjolla Morina është bërë temë diskutimi pas paraqitjes së mbrëmjes së djeshme në Skenderaj.

Modelja e cila tash e sa vite po mundohet të gjejë suksesin në tregun e muzikës shqiptare është ftuar për të performuar në një koncert të organizuar nga komuna e Skenderaj.

Fjolla në këtë koncert, ku shumica e pjesëmarrësve ishin fëmijë, është shfaqur në një veshje që i zbulonte shumë nga trupi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A je per... ?❤️ Thank you for having me! #goodnight?

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

Me gjoksin jashtë, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve, e sikur kjo të jetë pak, ajo këndoi edhe këngën ‘Trileqe’ që e ka në bashkëpunim me Elinel.

Ajo në këtë këngë është shoqëruar në këndim nga fëmijët dhe shfaqej shumë e lumtur që ata ia dinin tekstin e kësaj kënge që nuk është aspak për fëmijë.

E pikërisht këtë video ajo e ka postuar me krenari në Instgramin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Fjolla ju don shummm!!❤️??

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

E këto postime të saj janë vërshuar me komente të shumta nga ndjekësit e saj në Instagarm dhe jo vetëm, duke i dhënë kritika e fyerje.

Kjo ka bërë që Fjolla të bllokojë të gjitha komentet në postime, duke i lënë vetëm videot dhe fotot nga nata skandaloze e mbrëmshme.

Paraqitja e saj ka bërë edhe njerëz të ndryshëm të politikës të reagojnë ashpër, ndaj saj dhe ndaj komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat