Çmime marramendëse, ja sa fiton Kylie Jenner për një postim në ‘Instagram’

Mediale Vip

Çmime marramendëse, ja sa fiton Kylie Jenner për një postim në ‘Instagram’

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:02
Kylie Jenner

Heqja e numrit ekzakt të pëlqimeve në ‘Instagram’, do të sjellë ‘probleme’ për disa personazhe të njohur të cilët fitojnë para vetëm nga kjo gjë. Por, e dini se kush nuk do ta ketë aspak problem? Kylie Jenner. Sipas listës vjetore të ‘Hopper HQ’ për personazhet më të paguar në ‘Instagram’, Kylie është duke thyer rekorde. Ajo paguhet 1.2 milionë dollarë për vetëm një postim në këtë rrjet social, çmim ky që është rritur nga viti i kaluar ku merrte 1 milionë dollarë. E dyta në listë vjen Ariana Grande, me një fitim prej 996,000 dollarë, por dhe personazhe të tjerë si Lele Pons me fitim prej 144,000 dollarë për një postim. Ndryshimi i ‘Instagram’ ka filluar të zbatohet në disa vende të botës, presim vetëm të shohim reagimin e influencerve për humbjen e numrit të pëlqimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat