Nicki Minaj është shtatzënë? Kënga e saj e fundit ngre dyshime

Mediale Vip

Nicki Minaj është shtatzënë? Kënga e saj e fundit ngre dyshime

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:57
Nicki Minaj

Këto kohë reperja e njohur, Nicki Minaj, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj personale.

Së fundmi përflitet se ajo është fejuar dhe së shpejti pritet të bëhet nënë. Dyshimet u ngritën pas publikimit të këngës “Zanies and Fools”, ku në strofën e saj Nicki këndon: “Do të shkoj drejt altarit dhe do të bëhem nënë”.

Menjëherë pas publikimit të gjithë fansat e reperes kanë nisur të mendojnë se ky nuk është thjesht një tekst kënge, por aty Nicki tregon se çfarë po ndodh realisht me jetën e saj.

Në fakt këta muaj Minaj është përfolur shpesh për një shtatzëni të mundshme dhe rasti më i fundit ishte në qershor. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ajo tregoi se nuk kishte pirë alkool gjatë një darke dhe dikush prej fansave spekuloi se ajo ishte shtatzënë ndaj nuk mundte të pinte. Gjithashtu në fillim të këtij viti ajo tregoi se bashkë me partnerin e saj e kanë zgjedhur një emër fëmije. Kujtojmë se Nicki është në një marrëdhënie me Kenneth Petty dhe ata të dy njihen me njëri-tjetrin që nga adoleshenca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat