U largua nga emisioni për shkak të shtatzënisë, kolegia e moderatores zbulon gjininë e fëmijës

Mediale Vip

U largua nga emisioni për shkak të shtatzënisë, kolegia e moderatores zbulon gjininë e fëmijës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:45
Brunilda Lahe

Brunilda Lahe ka qenë qendra e lajmeve ditët e fundit, pasi zbuloi se do të largohet përkohësisht nga televizioni dhe programi që drejton prej 4 vitesh. Ka qenë vetë moderatorja e dashur për publikun ajo që e zbuloi lajmin në puntatën e fundit të ‘My Living’. Arsyeja ishte fakti që ajo është për herë të parë shtatzënë dhe ka ardhur momenti që t’i përkushtohet vetes dhe pritjes së ëmbël.

Pak ditë pasi u zbulua ky lajm, më në fund kemi edhe gjininë e foshnjës, e cila pritet të jetë vajzë. Ka qenë Stela Kotri, kolegia e Brunildës ajo që e ka zbuluar këtë detaj me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Siç duket, një princeshë e vogël do vijë në jetë për pak muaj dhe mami Brunilda nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat