Për një arsye të veçantë: Harry dhe Meghan hoqën gjithë njerëzit nga Instagrami

Mediale Vip

Për një arsye të veçantë: Harry dhe Meghan hoqën gjithë njerëzit nga Instagrami

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:14
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle po pastrojnë Instagramin.

Duka dhe Dukesha e Sussex bënë unfollow të gjithë në Instagramin e tyre zyrtar.

Por, para se të vijë ndonjë reagim nga ata që i kishin follow pastaj i hoqën, ata shpjeguan veten e tyre. Të njohur për promovimin e bamirësisë përmes mediave të tyre sociale, prindërit e Archie Harrison kanë kërkuar që fansat të nominojnë cilat 15 llogari në Instagram duhet të kurorëzohen me follow më vonë këtë muaj.

“Për muajin gusht, kërkojmë ndihmën tuaj,” shkruan faqja @SussexRoyal në Instagram. “Duam të dimë se kush është Forca juaj për Ndryshim…Çdo muaj, do të ndryshojmë llogaritë që ndjekim për të nxjerrë në pah çështje të ndryshme, njerëz apo organizata që bëjnë gjëra të mahnitshme për komunitetet e tyre dhe botën në përgjithësi.” – shkruan ata në postimin e tyre.

Image

Si një mënyrë për të nxjerrë në pah njerëzit/organizatat që meritojnë më tepër vëmendje, Harry dhe  Meghan do të ndjekin çdo muaj nga 15 profile të ndryshme.

15 llogaritë e para do të bëhen publike javën tjetër dhe do të ndiqen nga @SussexRoyal për një muaj me radhë ku sigurisht pritet që të prezantohet edhe puna e gjithsecilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat