Heidi Klum martohet me partnerin 17-vjeç më të ri

Mediale Vip

Heidi Klum martohet me partnerin 17-vjeç më të ri

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:58
Heidi Klum

Njëra nga modelet më të njohura Heidi Klum (46) është martuar me kitaristin 17 vjet më të ri Tom Kaulitz nga grupi gjerman Tokio Hotel.

Çifti arriti në Capri me jaht dhe u drejtua në ndejën e organizuar me rastin e martesës.

Tom, 29-vjeç, nuk mundi të heqë sytë nga nusja e tij e bukur, pasi ata dhanë premtimet e tyre në kuvertën e jahtit luksoz Christina O, shkruajnë mediat britanike.

Së bashku me ta janë parë edhe fëmijët e Heidi nga martesa e parë me këngëtarin Seal, 9-vjeçarja Lu dhe 14-vjeçari Henry, si dhe 12-vjeçari Johan.

Ndryshe, fejesa e çiftit ishte mbajtur në sekret të plotë më 22 shkurt, në Los Anxhelos, një vit pasi u zbulua në publik se ata të dy ishin së bashku. 

Duke folur rreth dallimeve në moshë, Klum porositi se ‘më mirë është të jetosh pa u lodhur për atë që të tjerët thonë, pasi kjo do t’ju japë më shumë thinja’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat