Armina, Anxhela dhe Laura, “dirty dancing” me të njëjtin mashkull, njihuni me balerinin seksi që dobëson vajzat VIP - Bota Sot
Armina, Anxhela dhe Laura, “dirty dancing” me të njëjtin mashkull, njihuni me balerinin seksi që dobëson vajzat VIP

Mediale Vip

Armina, Anxhela dhe Laura, “dirty dancing” me të njëjtin mashkull, njihuni me balerinin seksi që dobëson vajzat VIP

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:42
Armina, Anxhela dhe Laura

Armina Mevlani është një nga bloggeret më të njohura në vend dhe ka arritur të depërtojë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Duke qenë kaq e suksesshme në këtë fushë, Arminës i duhet gjithmonë të tregojë kujdes të veçantë për veten, duke nisur nga pamja e deri te linjat trupore.

Kur flasim për përkujdesje, nuk bëhet fjalë vetëm për fytyrën apo flokët, por edhe për mbajtjen në formë të trupit. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të njohura që zgjedhin të frekuentojnë palestrën për të pasur një fizik me forma perfekte, Armina ka gjetur një tjetër alternativë, që duket sa argëtuese aq edhe me rezultate. Prej kohësh ajo praktikon kërcimin latin dhe duket se kjo gjë e ndihmon shumë në djegien e kalorive, por edhe në perfeksionimin e lëvizjeve.

Mevlani ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke kërcyer një salsa së bashku me instruktorin Niko Spiro, ku duken se kanë vërtet kimi. Ajo ka treguar se zgjedh orët e para të mëngjesit për t’u praktikuar dhe mesa duket, kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin në formën e duhur. Përveçse ndihmon për të pasur një trup fit, kërcimi ka dhe shumë benefite të tjera.

Ai ndihmon në shëndetin e zemrës e të mushkërive, rrit fuqinë muskulore, ndihmon në forcimin e kockave, përmirëson balancën e trupit dhe funksionimin e trurit. Për këtë arsye, nuk është keq që të gjithë të fillonit një kurs kërcimi si Armina, apo të praktikoheshit edhe vetë në shtëpi. Por Armina nuk është e vetmja që po dobësohet nga balerini seksi.

Kujtojmë që e para që e zbuloi dhe e mori me vete në skenën e “Kënga Magjike” ishte Laura Nezha, në një “Dirty dancing” shumë mbresëlënës.

Pas saj, pranë Nikos u pa këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila pas dobësimit e mori balerinin si aktor në klipin e fundit “Maraz”. Në të gjitha rastet, ai shihet tek kërcen plot pasion pranë vajzave të ekranit, ku nuk mungojnë lëvizjet provokuese.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...