Agnesa Vuthaj protagoniste e revistës së famshme britanike - Bota Sot
Agnesa Vuthaj protagoniste e revistës së famshme britanike

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj protagoniste e revistës së famshme britanike

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:20
Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj vazhdon të mbetet njëra ndër modelet më të bukura shqiptare si dhe femra më me ndikim në vend.

Bukuroshja shqiptare terheq vëmendjen e publikut me imazhet e publikuara, herë pas here, në rrjetet sociale, në të cilat, ka mijëra ndjekës.

Agnesa së fundmi është bërë protagoniste e kopertinës së revistës së famshme britanike, “Global Woman”.

Ajo ka zhvilluar edhe një intervistë për këtë revistë, në të cilën ka treguar rrugëtimin e saj që nga kurorëzimi “Miss Kosova” në vitin 2003, e deri më tani që është biznesmene dhe themeluese e “Agnesa Vuthaj Fashion” si dhe “ Agnesa Vuthaj Association”.

“Agnesa Vuthaj është një mbretëreshë e bukurisë, modele, biznismene, dizajnere, moderatore, producente si dhe aktore, e njohur në Kosovë dhe jo vetëm.”, fillon artikulli i revistës.

Më tutje, Agnesa tregon se sa e vështirë është për femrat kosovare që të fillojnë një biznes në Kosovë.

“Mendoj që sfida kryesore e vajzave në biznes në Kosovë është të jenë femra dhe nëse je një femër e bukur është edhe më e vështirë. Njerëzit nuk të marrin seriozisht, duhet të punosh shumë që të dëshmosh rëndësinë e punës që bën, përderisa të jesh mashkull mjafton ta bësh dhe të gjithë të duartrokasin”, citohet të ketë thënë Vuthaj.

Vuthaj ka thënë se dëshiron të kujtohet si një femër që ka frymëzuar të tjerët dhe ka sjellë lumturi për të gjithë ata që i ka njohur.

“E lumtur dhe mirënjohëse të jem pjesë e revistës Global Woman”, ka shkruar Agnesa sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Në këtë imazh shihet edhe ballina e revistës britanike që mbanë fotografinë e bukuroshes shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...