Mund t’ju ndodhë të gjithëve, Klajdi Haruni zbulon një nga momentet më të sikletshme në skenë

Mediale Vip

Mund t’ju ndodhë të gjithëve, Klajdi Haruni zbulon një nga momentet më të sikletshme në skenë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 07:41
Klajdi Haruni

Klajdi Haruni është një nga këngëtarët më të kërkuar nga labeli “Threedots” dhe është vazhdimisht në kontakt me publikun, duke qenë se gjithë vitin është i angazhuar me koncerte. Këngëtari është vlerësuar gjithmonë për vokalin e tij dhe energjinë që përcjell tek publiku. Çdo performancë e Klajdit është shumë profesionale, megjithatë në skenë mund të ndodhin dhe situata disi të sikletshme. Së fundmi në një intervistë me ndjekësit e tij virtualë në ‘Instagram’, këngëtari ka treguar se i ka ndodhur të rrëzohet nga skena apo të harrojë tekstin e këngës. Dikush prej fansave të tij e ka pyetur: “E keni harruar ndonjëherë këngën në ‘live’”. Klajdi është përgjigjur pa asnjë lloj hezitimi duke rrëfyer: “Këndoja një këngë turke që nuk i dija asnjë fjalë”.

Me siguri ajo do të ketë qenë një situatë e vështirë për të, por sot këngëtari e kujton duke qeshur. Këtë gjë ai e ka treguar shoqëruar me një video të Salsano Rrapit, i cili në një skeç të dikurshëm në ‘Portokali’ ka harruar tekstin duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku. Kjo do të thotë se për aq kohë sa artistët janë aktivë në skenë është diçka e zakonshme që të përballen edhe me të tilla situata. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat