Kënga e artistes shqiptare lidhet me jetën personale: Kisha një lidhje abuzive... - Bota Sot
Kënga e artistes shqiptare lidhet me jetën personale: Kisha një lidhje abuzive...

Mediale Vip

Kënga e artistes shqiptare lidhet me jetën personale: Kisha një lidhje abuzive...

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:54
Ilira

Ilira është një artiste e re në muzikën ndërkombëtare, e cila dëshiron të shkruajë historinë me krijimet e saj.

Projekti i saj “Diablo” në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan lidhet me jetën private të këngëtares.

Ilira ishte një ndër të ftuarat që ndezi skenën e “Sunny Hill” në Kosovë.

Aty rrëfeu se për këngën “Diablo” është frymëzuar nga një histori personale, prandaj ka vendosur të bëhet zëri i të gjithëve.

“Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua t’iu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”, tha këngëtarja.

Madje në përshkrimin e këngës të publikuar në Youtube shkruhet: Dueti është një dialog melankolik që detyron dëgjuesin të kërcejë mes lotëve. Duke thyer heshtjen në muzikën pop për dhunën fizike, DIABLO do bëjë historinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...