Bebe Rexha kërkon publikisht votën e fansave.
Bebe Rexha përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga ndjekësit që ta votojnë atë për “MTV VMA”.
Këngëtarja është e nominuar me dy këngë në kategorinë “Best Dance”, ku si konkurrente e ka Dua Lipën.
Ajo ka bërë të ditur se kjo njëherësh është edhe dita e fundit kur mund ta votojnë për të fituar në këtë kategori.
Për ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” mbahet më 27 gusht.