“Hipokritë”/ Rrjeti ‘kryqëzon’ Harry-n dhe Meghan - Bota Sot
“Hipokritë”/ Rrjeti ‘kryqëzon’ Harry-n dhe Meghan

Mediale Vip

“Hipokritë”/ Rrjeti ‘kryqëzon’ Harry-n dhe Meghan

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:05
Harry dhe Meghan

Ekspertët mjedisorë dhe jo vetëm kanë akuzuar Dukën dhe Dukeshën e Sussex për hipokrizi pasi çifti përdori avionë privatë për të fluturuar në jug të Francës dhe Ibiza.

Princi Harry dhe Meghan, të cilët kanë folur rregullisht për çështje mjedisore, janë fotografuar duke hipur në një avion privat me djalin e tyre tre muajsh Archie Harrison Mountbatten-Windsor dy herë në javën e kaluar, duke vizituar Nice, Francë.

Gazeta britanike The Sun pretendon se çifti ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga Ibiza, gjithashtu me avion privat, vetëm dy ditë para se të shiheshin në vendpushimin francez.

Kritikët argumentojnë se veprimet e Harry dhe Meghan kundërshtojnë qëndrimin e tyre publik mbi ndryshimin e klimës, duke pasur parasysh se aviacioni është një nga ndotësit kryesorë në botë dhe është përgjegjës për më shumë se 2% të emetimeve globale.

Gjurma mjedisore e një avioni privat është gjithashtu shumë më e madhe se ajo e një avioni komercial.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...