Zbulohet emri i filmit të ri për James Bond - Bota Sot
Zbulohet emri i filmit të ri për James Bond

Mediale Vip

Zbulohet emri i filmit të ri për James Bond

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:34
James Bond

Filmi i ri i shumëpritur James Bond do të quhet "No Time To Die", u njoftua në llogarinë zyrtare të këtij prodhimi.

Filmi më parë kishte titullin e punës "Shatterhand", por emri u ndryshua për të përshtatur emrat e filmave të mëparshëm të kultit për spiunin britanik.

Xhirimet janë duke vazhduar dhe kjo do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig në rolin e Agjentit 007, raporton Daily Mail.

Regjisor i filmit është Carrie Fukunaga, me skenarin e shkruar nga Fib Waller Bridge.

Filmi është duke u xhiruar në Xhamajkë, Norvegji, Itali dhe Angli, dhe zhvendosja e ekuipazhit në Skoci sugjeron që agjenti i fshehtë do të rishikojë shtëpinë e tij të fëmijërisë, të cilën shikuesit kanë mundur ta shihnin në “Skyfall”.

Premiera e filmit është planifikuar për datën 3 prill 2020 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 8 prill në SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...